Numri i Bitcoinëve që u prodhuan dhe u hodhën në qarkullim ka arritur në 19 milionë. Ndërsa numri i Bitcoinëve në qarkullim ishte vetëm 50 më 3 janar 2009, data kur u shfaq Bitcoin, ky numër është rritur vazhdimisht deri më tani.
Rritja e numrit të Bitcoinëve në qarkullim bëhet përmes pajisjeve të projektuara posaçërisht.
Që nga prilli 2022, numri i Bitcoin-ëve të prodhuar arriti në 19 milionë. Kur ai të arrijë në 21 milionë, aktiviteti i “minierave” do të përfundojë. Ekspertët parashikojnë që i gjithë prodhimi i Bitcoinit të përfundojë në vitin 2140, pasi prodhimi përgjysmohet mesatarisht çdo 4 vjet.
Megjithëse, kostoja e minierave është rritur me kalimin e kohës, rritja e vlerës së Bitcoinit në krahasim me vitet e kaluara ka shkaktuar rritje të të ardhurave të “minatorëve”. Të ardhurat totale të gjeneruara prej tyre në rrjetin Bitcoin vitin e kaluar ishin mbi 15 miliardë dollarë.
Bitcoin, më i popullarizuari mes kriptomonedhave me një kapital tregu prej më shumë se 870 miliardë dollarësh, tërheq vëmendjen si nga investitorët ashtu edhe nga minatorët.
Kriptomonedha, e cila pa kulmin e saj historik me një vlerë prej më shumë se 68 mijë dollarë në nëntor të vitit të kaluar, javët e fundit është tregtuar me 40 mijë dollarë.
“Minierat” e kriptomonedhave gjithashtu janë temë diskutimi për shkak të energjisë që konsumon dhe ndikimin e saj në mjedis. Në periudhën e fundit, ku çmimet e lëndëve të para janë rritur në fushën e energjisë, disa shtete vendosën kufizime të minierave.
Shumë kompani teknologjike, përfshirë Intel, po zhvillojnë produkte për harduerët për të konsumuar më pak energji dhe për të zvogëluar ndikimin e saj mjedisor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



