Bitcoin ra në nivelin e 45 mijë dollarëve, ndonëse tregu i blerjeve rezultoi pozitiv.
Rënia u ndikua nga komentet jo zyrtare brenda Bankës Federale, se tregjet ekonomike mund të mbyllen përsëri.
Aksionet e S&P 500 u regjistruan, 1.26% më të ulëta, ndërsa Nasdaq 2.26%.
Dobësia e kriptomonedhës më të famshme në botë ndikoi dhe në rënien e të gjithë kriptove. Për 24 orë, Ethereum, Solana dhe XRP ranë me 5%. Dogecoin, themeluar nga Elon Musk, ishte e vetmja që pësoi rritje.
Rënia e Bitcoin vjen një javë pasi kapi shifrën e 48 mijë dollarëve.
Aktiviteti i blerjes në Bitcoin vazhdoi të rritet me kërkesë institucionale edhe pse kriza e çmimeve mbeti paqëndrueshme gjatë javëve të fundit.
Gjatë muajit të fundit janë shitur më shumë se 96 mijë monedha Bitcoin, një sinjal i fortë i pasigurive ekonomike në treg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



