Para

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën 40 mld lekë gjatë 2021

Për vitin 2021, 39 mld lekë u arkëtuan në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale, sipas Drejtorisë së Tatimeve. 1 mld nga ato i përkasin individëve që paguajnë DIVA-n, ata me paga mbi 2 mln lekë brenda dhe jashtë vendit .

Të ardhurat nga tatimi i deklaratave personale në vitin 2021 pësoi rritje vjetore me 98%. Këtu përfshihen edhe punonjësit në dy vende të ndryshme pune që në total arrin mbi 2 mln lekë, sepse deklarohen në një shumë të vetme.

DIVA u fut për herë të parë në vitin 2020 në sistemin tatimor shqiptar.

TVSH mban shumën më të madhe të arkëtuar në buxhet, me 161 mld lekë, ndjekur nga të ardhurat nga akciza me 51.6 mld lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë