Gjatë vitit 2020, shqiptarët kishin pritshmëritë më të larta në rajon për t’u anëtarësuar në Eurozonë në vitin 2024. Rreth 30% e të anketuarve nga Banka Qendrore e Austrisë, presin adoptimin e euros deri në vitin 2024 dhe rreth 25% presin të anëtarësohen deri në vitin 2025. Në asnjë vend tjetër kjo normë nuk është kaq e lartë.
Nga ana tjetër janë rreth 18% e të anketuarve në Shqipëri të cilët kanë thënë se nuk do të antarësohen kurrë as në BE dhe as në Eurozonë.
Anketimi i bankës përfshin 1.000 individë nga 10 vend të Europës Lindore dhe Juglindore, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia si dhe Shqipëria.
Fokusi i këtij raporti është integrimi i këtyre ekonomive në Europë dhe qasja që kanë qytetarët ndaj një zhvillimi të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



