Kalimi i përhershëm në orën e ditës ka të ngjarë të shkaktojë më shumë dëm sesa mirë kur bëhet fjalë për shëndetin tonë, thonë këshilluesit e gjumit.
Për vite të tëra, studiuesit kanë folur për ndryshimin dy herë në vit të orës, duke thënë se zhvendosja e vetëm një ore është e lidhur me një sërë efektesh negative shëndetësore, duke përfshirë një rrezik në rritje të atakut në zemër dhe goditjes në tru. Por kur u propozua për ta bërë të përhershme kohën e zgjatjes së ditës, ekspertët e gjumit u alarmuan më shumë.
“Ligjvënësit zgjodhën kohën e gabuar”, thonë ata.
“Orët tona të brendshme janë të lidhura me diellin, i cili përputhet më afër me kohën standarde të përhershme”, thotë Muhammad Adeel Rishi, një pulmonolog dhe këshillues i gjumit në Universitetin e Indianës. Kur ora ndryshon një orë para, orët tona të brendshme nuk ndryshojnë, por detyrohen të ndjekin orën e shoqërisë dhe jo diellin. DST (Koha e kursimit të ditës, praktika e ndërrimit të orës përpara ndërsa futemi në verë dhe kalimi i orës mbrapa ndërsa bëhet përsëri më ftohtë, në mënyrë që njerëzit të kenë një orë më shumë dritë të ditës pasdite dhe në mbrëmje gjatë stinës së ngrohtë të vitit) është një problem social.
Rishi është një nga personat që ka deklaruar se duhet të ketë vetëm një orë standarte dhe se DST e përhershme është zgjidhja më e keqe”.
Këtë e pohon edhe Phyllis Zee, pedagoge e neurologjisë.
Shumë prej nesh pëlqejnë kur orët lëvizin një orë përpara. Sigurisht, ne humbasim një orë gjumë për një ditë, por kjo do të thotë gjithashtu edhe mbrëmje pranverore dhe verore me më shumë dritë, gjë që është e mirë për jetën sociale dhe e mirë për shumë biznese.
Por studiuesit e gjumit thonë se koha e përhershme e kursimit të ditës do të thotë se ne jemi gjithmonë një orë larg nga ora e brendshme e trupit tonë, gjë që prish ritmet tona cirkadiane, gjumin dhe të gjitha sistemet tona biologjike. Ndryshimi i orës ka qenë i lidhur me rritje afatshkurtra të aksidenteve me makinë, gabimeve mjekësore, atakut në zemër dhe goditjeve në tru. Hulumtimet sugjerojnë gjithashtu se mund të ketë një ndikim negativ shëndetësor të lidhur me një mospërputhje kronike cirkadiane gjatë DST të përhershme, duke përfshirë rrezikun e shtuar të çrregullimeve metabolike dhe kardiovaskulare dhe kancerit në zonat ku dielli lind më vonë.
Orët tona të brendshme cirkadiane janë pothuajse në çdo qelizë të trupit tonë dhe ndikojnë në gjithçka, nga nivelet e hormoneve deri te presioni i gjakut. Prishja e kësaj ore të brendshme edhe për një orë mund të prishë ekuilibrin.
“Ditë pas dite duke ngrënë në kohën e gabuar, duke qenë aktiv në kohën e gabuar, duke fjetur në kohën e gabuar, shtohen edhe problemet afatgjata shëndetësore”, thotë Erin Flynn-Evans, këshilluese e gjumit.
AASM(American Academy of Sleep Medicine) është e para që lëshoi një deklaratë ku kërkonte që DST të bëhet e përhershme, e ndjekur më pas nga deklarata të tjera që mbështesnin këtë qëndrim.
Një dokument nga Shoqëria për Kërkime mbi Ritmet Biologjike gjithashtu bëri thirrje për vendosjen e DST.
Një nga problemet e mëdha me DST-në e përhershme, vërejnë kundërshtuesit, është se në dimër dielli do të lindë më vonë dhe shumë nxënës shkollash do të ecin në shkollë në errësirë.
DST-ja e përhershme mund të jetë veçanërisht e vështirë për adoleshentët të cilët biologjikisht kanë një orë të brendshme të vonuar, gjë që i bën ata të flenë më vonë gjatë natës dhe të zgjohen më vonë në mëngjes, thonë shkencëtarët e gjumit. Fillimi i shkollës në mëngjes herët tashmë prish ritmet e tyre natyrore dhe DST e përhershme do ta përkeqësonte këtë problem.
Ndërkohë, “drita e tepërt në mbrëmje është lidhur me një rrezik të shtuar për diabetin dhe hipertensionin”, thotë Zee.
Burimi: Wall Street Journal. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




