Politike

Rama krijon bord emergjent me kompanitë për çmimin e naftës: Aty do të përcaktohet çmimi dhe marzhi i fitimit, jo sipas qejfit

Qeveria do të ndërhyjë në tregun e hidrokarbureve përmes një akti normativ brenda 48 orëve, për të frenuar, siç thotë Rama, çmimet spekulative në treg.

“Do të ndërhyjmë për të frenuar çdo tendencë spekulative me çmimin e naftës, duke krijuar brenda 48 orësh me anë të një akti normativ një kuadër veprimtarie dhe ku të gjithë furnizuesit do të jenë në tavolinë me Qeverinë për të bërë transparencën e çmimit të blerjes, rezervave dhe fitimit. Marzhi i fitimit do të përcaktohet në tavolinë dhe jo sipas qejfit. Do të flitet për të gjitha aspektet, që nga grumbullimi, rezervimi, shfrytëzimi i depozitave deri te pika fundore e shitjes”, tha Rama.

“Nuk do të lejojmë që në karburante të shfaqen çmime jashtë vendimeve të bordit, që do të jetë një bord special. Do te jemi në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk është dita për të fituar, por për të rezistuar”, vijoi ai.

Rama tha se qeveria nuk mund të përcaktojë çmimet, ndërsa përsëriti qëndrimin se mes rritjes së çmimit të naftës dhe të energjisë elektrike, qeveria zgjodhi që të mbajë pa rritur energjinë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë