Media Galeri

‘Kopshti më i lartë vertikal në botë’ ku do të mund të akomodoheni

Imagjinoni një shteg kopshti prej 5.5 kilometrash që shtrihet në fasadat e përdredhura të dy kullave, njëra prej të cilave ngrihet më shumë se 300 metra në qiell.

Ky është kompleksi i ri me kulla të dyfishta i planifikuar për Melburn që do të përfshijë ndërtesën më të lartë në Australi kur të përfundojë.

 ‘Four Seasons Hotels and Resorts’ njoftoi këtë javë se udhëtarët do të mund të kalojnë natën në hotelin me 210 dhoma ku do të ketë hapësira të shumta,restorante dhe kafene.

“Ky projekt do të vendosë një standard të ri për luksin në Melburn, duke u ofruar mysafirëve një përvojë të jashtëzakonshme të Katër stinëve të vendosur brenda një mjedisi që do të jetë i pakrahasueshëm në këtë treg,” thotë Bart Carnahan, president i zhvillimit të biznesit global për Hotelet dhe Resortet e Four Seasons, në një deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë