Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bën me dije se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë vendosur të zerojnë komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës dhe/ose përfituesve – qytetarë/individë dhe institucione shtetërore të Ukrainës.
Në njoftimin e Shoqatës thuhet se ndonëse janë analizuar efektet në ekonominë e vendit, vazhdon solidariteti me qytetarët ukrainas.
Sipas njoftimit kjo do të lehtësojë të gjithë ata që duan të kontribuojnë me ndihma dhe donacione për institucionet shtetërore, organizata të tjera jo fitimprurëse dhe qytetarët në nevojë.
“Industria bankare, duke analizuar efektet e mundshme që ky konflikt të ketë në ekonominë shqiptare, mbetet në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës në të drejtën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial”, thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



