Rusia po përpiqet që të mbrojë monedhën vendase, pas zhvlerësimeve rekord që rubla ka regjistruar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.
Banka Qendrore ruse raportohet se për të ndaluar njerëzit që të shesin rublën dhe blejnë monedhat e huaja ka vendosur një komision rekord prej 30 për qind për këto shkëmbime valutore.
Vendimi është marrë pasi Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi masa emergjente për të mbrojtur monedhën vendase, duke përfshirë ndalimin e transfertave të parave jashtë vendit nga ana e qytetarëve rusë.
Rubla ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj që nga fundi i tetorit, kur Rusia ka nisur të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën, duke shkuar mbi 125 rubla kundrejt 1 dollari amerikan.
Rezervat e Rusisë kanë arritur në më shumë se 600 miliardë dollarë në shkurt. Banka Qendrore thuhet se ka shpenzuar rreth 5 miliardë dollarë të rezervave të saj për të mbrojtur monedhën më 24 shkurt, në ditën kur Rusia ka pushtuar Ukrainën.
Rritja e tensioneve shtoi frikën se furnizimet me naftë nga prodhuesi i dytë më i madh në botë mund të ndërpriteshin, duke e çuar çmimin e kontratave të së ardhmes të naftës së papërpunuar Brent me 4.21 dollarë ose 4.3 për qind në 102.14 dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



