Media Galeri

Arktiku i akullt rus, aty ku kërkohet për gaz

Rajoni rus i Arktikut, një sipërfaqe prej 7,000 km katrorë që shtrihet nga Finlanda në Alaskë, në të cilën burokratët e Moskës i dhanë emrin ‘Zona e parehatisë absolut’, është i mjerë për të jetuar, por mjaftueshëm mikpritës për të lejuar nxjerrjen e burimeve të bllokuara poshtë tokës.

Në dekadat e fundit, ndërsa shkencëtarët zbulojnë miliarda tonë naftë dhe gaz shtesë të bllokuar nën tokën e Arktikut, Kremlini ka urdhëruar kompanitë ruse të energjisë që të uzurpojnë këto burime strategjike.

Inxhinierë dhe minatorë nga e gjithë bota punojnë për periudha të shkurtra në rajon, duke kërkuar depozita të pasurisë natyrore disa kilometra poshtë tokës. Ata vijnë me pajisje të shtrenjta, të sofistikuara dhe fitojnë shuma të konsiderueshme për udhëtimet e tyre të vështira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë