Media Galeri

Si po e ndihmon Europa Ukrainën

E gjithë Europa është rreshtuar në krah të Ukrainës, me përjashtim të Serbisë dhe secili vend po jep kontributin e vet të ndihmës për Kievin.

Vendet e mëdha po mbështesin kryesisht me armë dhe municione, ndërsa të tjerët janë solidarizuar me ndihma mjekësore dhe ushqime.

Pjesë e solidarizimit me Ukrainën dhe ndëshkimit të Moskës është edhe mbyllja që një pjesë e mirë e vendeve Europian i kanë bërë hapësirës ajrore për avionët rusë.

Efekti është i menjëhershëm. Në aeroportet e Moskës, fluturimet u anuluan në masë, me përjashtim të fluturimeve të brendshme dhe atyre me Azinë.

Fluturimet e anuluara në aeroportet e Moskës

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë