Gazeta Si – Antonov-225 Mriya, ishte avioni më i madh i mallrave në botë, i prodhuar në Ukrainë. Ai u dogj në një sulm rus në aeroportin Hostomel pranë kryeqytetit, njoftoi Kievi.






Riparimi i avionit do të kushtonte më shumë se tre miliardë dollarë. “Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 Mriya. Rusia mund të ketë shkatërruar Mriya-në tonë. Por ata kurrë nuk mund të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet evropian të fortë, të lirë dhe demokratik. Ne do të mbizotërojmë”, – ka shkruar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në Twitter.






I ndërtuar si një ekzemplar, ai mbante rekordin për avionin më të gjatë ndonjëherë me hapjen më të madhe të krahëve midis avionëve që në fakt hynë në shërbim. Mund të përdoret për të transportuar ngarkesa veçanërisht të rënda, deri në 250 tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



