Para

72 mln dollarë pasuri të sekuestruar në 2021 në Shqipëri. Prona në bregdet, biznese, hotele

Gjatë gjithë vitit 2021, në Shqipëri janë sekuestruar 72 mln dollarë pasuri nga aktivitetet kriminale.

Sipas Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, në 2021-shi janë marrë 399 pasuri, nga të cilat 327 të sekuestruara dhe 48 të konfiskuara.

Të konfiskuara rezultojnë 48 pasuri me një vlerë të përafërt prej 508 milionë lekësh, afërisht 5 milionë dollarë. Listës i shtohen edhe provat materiale të konfiskuara, ku përfshihen 24 pasuri me një vlerë të përafërt prej 1.8 milionë lekësh. Të revokuara rezultojnë 31 pasuri me një vlerë të përafërt prej 574 milionë lekësh apo rreth 5 milionë dollarësh.

Vlera të larta pasurish të konfiskuara e të sekuestruara raportohen edhe për vitin 2020. Sipas Agjencisë, bëhet fjalë për 402 pasuri të sekuestruara në total, me një vlerë prej rreth 5.6 miliardë lekësh, apo afërisht 56 milionë dollarë.

Lista e pasurive të sekuestruera përfshin  apartamente, dyqane, toka, biznese dhe hotele.

Shumica prej tyre janë në zona të njohura përgjatë bregdetit, por edhe një pjesë e mirë në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë