Para

Në 2021-shin deficiti buxhetor ishte 700 mln euro

Deficiti buxhetor arriti në 85 miliardë lekë në fund të vitit 2021 (rreth 700 mln euro), prej të cilave 52.7 miliardë lekë u alokuan në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Të dhënat tregojnë se qeveria përdori në dhjetor 61.5 për qind të deficitit vjetor prej 85.7 miliardë lekësh.

Në raport me planin vjetor prej 120.5 miliardë lekësh qeveria kurseu rreth 30 për qind të hapësirës në dispozicion.

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur situacioni buxhetor 2021 në të ardhura dhe shpenzime në muaj të ndryshëm ka rezultuar suficitar.

Psh në janar të vitit 2021 të ardhurat buxhetore ishin 2 miliardë lekë më të larta se shpenzimet, më tej  nga shkurti në shtator shpenzimet ishin sistematikisht më të larta se të ardhurat, por diferencat ishin më të ulëta se plani.

Qeveria përdori 700 milionë nga borxhi i ri në vitin 2021 nga rreth 1 miliardë euro që kishte planifikuar. Edhe pse nuk u realizua tërësisht, përjashto vitin 2020 kur ishte e pranishme kriza që krijoi pandemia Covid-19, deficiti buxhetor faktik ishte më i lartë që nga viti 1990.

Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ngriti shqetësimin se përqendrimi i deficitit buxhetor në një muaj u bë shkak për rritjen e parave jashtë bankave. Gjithashtu përqendrimi i përdorimit të buxhetit në dhjetor edhe në vitin 2020 rriti në mënyrë jo të zakonte llogaritë e bizneseve në banka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë