Ministria e Bujqësisë ka hapur tenderin 791 mln lekë për blerjen e sasisë së naftës si subvencion ndaj fermerëve.
Sipas dokumentit publik në Agjencinë e Prokurimit Publik, MZHBR, ka vendosur si kusht që operatorët ekonomikë të interesuar, të kenë bërë një veprimtari të tillë minimalisht për 3 vitet e fundit, deri në 40% të fondit.
Tenderi “ Blerje karburanti për skemën e rimbursimit të fermerëve” lidhet me skemën e qeverisë për të ndihmuar fermerët me sasi nafte të pataksuar dhe rrjedhimisht me çmim të reduktuar nga ajo që qarkullon në treg.
Vitin e shkuar, aplikimi bëhej online nga fermerët në e-albania nga 22 janari deri më 30 mars 2021 dhe çdo fermer mund të përfitonte deri në 70-100 litra duhet të dispononte fermë me madhësi minimale 0.4 Ha dhe ndarje parcele minimalisht 0.1 Ha. Fermerët duhet të jenë të pajisur me NIPT fermeri ose NIPT tregtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



