Gazeta Si – Në 24 orët e ardhshme, nga kjo e hënë deri në 8 shkurt 2022, moti në të gjithë bregdetin shqiptar do të jetë i përkeqësuar.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-perëndim dhe veri-perëndim, bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit pritet të arrijë në 2.8-3.5 m, ndërsa forca e detit 5-6, deri në 7-8 ballë.
Megjithatë, kushtet e motit do të përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 pas orës 6 të mëngjesit. Kështu, për shkak të kushteve të motit, është vendosur për këtë të hënë pezullimi i lundrimit të mjeteve të vogla detare dhe mjeteve të peshkimit.
Po ashtu, autoritetet kanë vendosur të pezullojnë lundrimin drejt Italisë për linjën Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindizi-Vlorë. Drejtoria e Përgjithshme Detare, bën me dije se do japë informacione në vijimësi për çdo ndryshim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




