Gazeta Si – Në një operacion policor të koduar “Kepi i Vozajve” në Dibër, janë arrestuar 14 persona dhe një është shpallur në kërkim për kultivim, shitje dhe transport të lëndëve narkotike.
Pjesa më e madhe e të arrestuarve i përkasin familjes Koleci nga fshati Lami i Madh në Burrel, të cilët akuzohen për një mori veprash penale.
Vetë kryetari i fshatit Lam i Madh, Gëzim Koleci ishte në organizatori i kësaj veprimtarie, ndërkohë që në grupin e tij ishin njerëz që kishin lidhje farefisnore apo ishin nga i njëjti fshat.
Gëzim Koleci, nëpërmjet personave të lartpërmendur, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi po në funksion të këtij procedimi, këta shtetas, më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, iu është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë.
Sipas policisë, ky grup ka funksionuar nga periudha 2019-2021 dhe hetimet kanë zgjatur rreth dy vjet.
Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat
Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Idajet Koleci, 43 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Albert Koleci, 40 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.
Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.
Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë.
Agim Koleci, 29 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë.
Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë.
Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Dhe konkretisht, janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste:
Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithsej 89 bimë.
Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithsej 95 bimë.
Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithsej 99 bimë.
Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithsej 61 bimë.
Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithsej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje.
Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak. Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




