Para

Rritja e pagës minimale nuk do të mbrojë të varfërit nga rritja e çmimeve

Në një kohë kur inflacioni kërcënon standardet e jetesës në vendet e zhvilluara, qeveritë po mundohen të pakësojnë efektin te punonjësit që paguhen më pak, por veprimet e tyre do të ndihmojnë pakëz vetëm ata më në nevojë.

Shumë vende europiane po rrisin pagat minimale në nisje të vitit 2022.

Në Gjermani, paga minimale do të rritet me 10%, duke shkuar 10.45 euro ora dhe më pas planifikohet të shkojë në 12 euro ora. Në Portugali, Poloni, Republikën Çeke dhe Rumani, paga minimale u rrit me më shumë se 6%. Franca, ku paga minimale për orë është ndër më të larta në vendet e pasura, do të vazhdojë t’a rrisë atë në përputhje me inflacionin. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo do të rritet ,e 6.6% në prill 2022.

Ndërkohë, Bashkimi Europian po planifikon një draftligj që të sigurojë se sipas vendeve pagat minimale të jenë të mjaftueshme për jetesë ose të paktën 60% e fitimeve mediane kombëtare.

 Është një politikë komplet e kundërt me atë të ndjekur në vitin 2008, kur bota ishte në një krizë financiare dhe liderët e BE-së vendosën të kufizonin pagën minimale që të mos kishte presion të mëtejshëm mbi çmimet.

“Kjo nuk do të kishte ndodhur disa vite më parë”,-tha Stefano Scarpetta, drejtor i Zyrës së Punësimit dhe Çështjeve Sociale në OECD. “Këtë herë ne po hedhim më shumë para në ekonomi dhe ka dyshime nëse do të arrijë tek ata që qëndrojnë në fund të saj.”

Problemi është se qeveritë po mbështeten shumë në një mjet të vetëm, pagat minimale, që do të mbrojë vetëm ata që janë vulnerabël.

Tregjet po ofrojnë një “dardhë me bisht mbrapa” me shkurtimet e punonjësve në disa sektorë duke nxitur konkurrencën midis tyre. Në SHBA, ndonëse Joe Biden nuk ka pasur mbështetje në idenë se duhet dyfishuar paga minimale federale. Pagat janë rritur shumë shpejt për kategorinë e fundit të forcës punëtore, duke përkeqësuar inflacionin për ata që janë në kategorinë e tretë.

Por ekonomistët paralajmërojnë se duhet vepruar në një front më të gjerë që të mbrojnë shtëpiakët nga rritja e dhimbshme e kostos së jetesës.

Paga minimale ishte një mënyrë e mirë për të vendosur një normë sociale, por “nuk është masa e duhur për të luftuar varfërinë”, -tha Scarpetta. Shumë nga ata që marrin pagë minimale jetojnë me një parter që fiton më shumë dhe nëse i rritet paga do të humbasë benefitet dhe do të paguajë më shumë taksë.

Një pagë minimale  e rritur mund të mundësojë që punëdhënësit të punësojnë njerëz për më pak orë ose pa kontratë.

Studimi i ri nga OECD tregon se më shumë se 1/3 e pabarazisë së pagave është përshkak të hendekut në kompanitë private që japin paga të ndryshme për të njëjtin pozicion pune. Punonjësit shpesh e kanë të pamundur të lëvizin edhe nëse i ofrohet një pagë më e mire për shkak të kufizimeve që kanë nga eprorët e tyre.

Për të korrigjuar këtë do të kërkoheshin masa ligjore, që pritet të bëjnë SHBA dhe Britania duke kërkuar nga autoritetet e konkurrencës që të shikojnë efektet tek punëtorët, si dhe tek konsumatorët.

Ngrirja i standardeve të jetesës “nuk ishte faji i pagës minimale”, tha Belser. “Është mungesa e politikave të tjera.”

Burimi:Financial Times/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë