Para

Investimet amerikane u rritën me 30 për qind në 2021

Investimet amerikane në Shqipëri janë rritur me thuajse 30 për qind në 2021 në krahasim me vitin 2020.

Sipas shifrave të publikuara nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar janë 422 milionë euro investime amerikane, kundër 344 milionë eurove në 2020 dhe 321 të 2019-s.

Një kontribut edhe më të fortë rritjeje të nivelit të investimeve amerikane në Shqipëri pritet që të japë projekti i ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës, që është ende në fazë fillestare të tij.

Shifrat janë përshëndetuar nga Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, që thekson se rregullat të drejta, transparente dhe një sistem drejtësie ku çështjet zgjidhen sipas ligjit dhe jo kush korrupton më shumë do të nxisë edhe më tej investitorët amerikanë të shikojnë nga Shqipëria.

“Më vjen mirë që shoh se investimet amerikane në Shqipëri po rriten. Rregulla të qarta, transparente dhe gjykata ta pastra, ku mosmarrëveshjet zgjidhen sipas ligjit dhe jo sipas ryshfetit, do të tërheqë edhe më shumë investime. Le të përmbyllim e zbatojmë reformën në drejtësi, që të kemi më shumë mundësi për punësim e mirëqënie për njerëzit”, shkruan ambasadorja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë