Policia e Shtetit ka marrë nën kontroll ambientet e godinës së Partisë Demokratike pas thirrjes së Lulzim Bashës për të ndërhyrë dhe për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat, pasi godina u pushtua nga mbështetësit e Sali Berishës.
Pas kërkesës së krydemokratit Basha, forcat policore kanë marrë kontrollin e godinës së PD, e cila kishte nisur të shkatërrohej nga militantët e Berishës që kërkonin largimin e Bashës.
Uniformat blu kanë shpërndarë turmën me ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa deputetët mbështetës të Lulzim bashës, janë ngjitur në tarracën e godinës.

Pas larrgimit të protestuesve, policia e ka shpallur skenë krimi godinën e Partisë Demokratike, duke vendosur shiritat e verdhë në ambientet e jashtme të saj.
“Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:
Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.
Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




