Rend dhe Ligj

Blindohen dyert e kryeministrisë, nëse sulmohet selia e PD mund të përdoret gaz lotsjellës

Ndonëse protesta është paralajmëruar se do mbahet larg kryeministrisë dhe është thirrur kundër Lulzim Bashës, në kryeministri janë vendosur dyert e blinduara.

Dritaret e kryeministrisë janë mbyllyr po ashtu. Mes-përmes Bulevardit, G.I., i patrullës “Shqiponja” vrapon me kundragazin në dorë. Ai merr për nga vendi që i kanë caktuar eprorët për t’u vendosur përreth selisë së Partisë Demokratike dhe në mënyrë që mos të jenë të ekspozuar.

Përgjegjësi i turnit u bën rreshtore policëve që zbresin nga furgonët e FNSH me pajimet e protestave në krahë: “Jemi në gatishmëri thotë ai, përgjegjshmëri. Është si çdo ditë tjetër”.

Por të mbërthyer mes informacioneve se mund të ketë trazira dhe protestë te  dhunshme, policia e ka vlerësuar maksimalisht atë që pritet të ndodhë në PD.

Nga njëra anë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha hyri në seli herët. Në mëngjes, oborri i mbushur me automjete ka lënë pak hapësirë për mbështetësit e PD të thirrur nga Sali Berisha.

Dhe në dukje, më tepër se një protestë taktike, edhe policia ka zgjedhur të ngjajë sikur po qëndron larg sherrit politik.

Oborri i xhamisë dhe pranë Kuvendit qëndrojnë gati, oficerë policie e autobotë, të gatshëm dhe në pritje të urdhrave për të ndërhyrë, në rast se ka dhunë e dhunohet selia e partisë më të madhe opozitare. “Nëse ndodh kjo, plani është sërish përdorimi i gazit”, – thotë një burim i Gazetasi.al.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë