Remitancat për vitin 2020 në Shqipëri përbënin më shumë se 2.5% të PBB-së së përgjithshme, njësoj me Serbinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Kroacinë. Vendet e vetme në Europë me shifra kaq të larta të remitancave si pjesë e PBB-së.
Në vitin 2020, shumica e vendeve të BE-së patën deficit midis transfertave të brendshme dhe të jashtme, ku kjo e fundit ishte në shifra më të larta.

Rreth 35.000 mln euro dolën nga vendet e BE-së gjatë 2020-s, dhe hynë vetëm 12.000 mln euro.
Sipas Eurostat, shumica e këtyre dërgimeve janë nga emigrantët që dërgojnë para tek familjet e tyre në vendet e origjinës dhe 53% e tyre qarkullojnë brenda vendeve të Bashkimit Europian. Zvicra ishte vendi nga ku kishin dalë më shumë para në formën e remitancave.
Belgjika dhe Slovakia “u mbajtën” nga remitancat gjatë gjithë vitit 2020, me nga 3.8 dhe 0.1 trilion euro respektivisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



