Para

Bitcoin shënon rënien më të madhe që nga shtatori, bie 40% nga niveli rekord

Bitcoin ra të premten (7 janar) nën 42.000 dollarë, në nivele të papara që nga shtatori.

Kriptomonedha më e madhe ra me 4.9% në 41.008 dollarë, duke shënuar një rënie prej rreth 40% nga rekordi i saj afër 69.000 dollarëve që arriti më 10 nëntor.

Etheri,kriptomonedha e dytë më e madhe, ra deri në 9% në nivelin më të ulët që nga 30 shtatori.

Rënia vjen disa minuta pas takimit të Rezervës Federale(FED), që shënoi mundësinë e rritjes së normave më të hershme dhe më të shpejta se sa pritej, si dhe për zvogëlimin e mundshëm të bilancit.

Bitcoin fitoi rreth 60% vitin e kaluar, duke tejkaluar klasat e tjera të aktiveve mes një narrative që përfshinte adoptimin institucional, mbrojtjen e inflacionit dhe diversifikimin e investimeve. Megjithatë, javët e fundit ka pasur vështirësi në mes të një periudhe të paqëndrueshme për tregjet financiare.

 Rritja e inflacionit po i shtyn bankat qendrore të shtrëngojnë politikën monetare, duke kërcënuar të reduktojë erën e fundit të likuiditetit që ngriti një gamë të gjerë aktivesh.

“Ndërsa tregu i kriptove maturohet, ne mund të shohim që asetet kryesore të kriptos si Bitcoin dhe Ethereum të lëvizin gjithnjë e më shumë së bashku me tregjet tradicionale, duke përfshirë obligacionet e thesarit”, tha Ben Caselin, kreu i kërkimit dhe strategjisë në shkëmbimin e kriptove AAX.

Gjithashtu në rënie kanë ndikuar sipas Todd Morakis, bashkëthemelues i ofruesit të produkteve dhe shërbimeve të financave digjitale JST Capital: trazirat në Kazakistan, ku një numër i konsiderueshëm i operacioneve të minierave të kriptove kishin ndjekur të njëjtën praktikë si Kina, duke goditur minierat.

Një rënie e çmimit të Bitcoin nën 41.000 dollarë “mund të bëhet e shëmtuar, me një destinacion të mundshëm nga mesi deri në fund të tridhjetave”, tha Antoni Trenchev, bashkëthemelues i huadhënësit të kriptove Nexo.

 Ai shtoi se Bitcoin duroi një periudhë dymujore konsolidimi në rangun prej 30.000 deri në 40.000 dollarë nga maji deri në korrik të vitit të kaluar dhe “një përsëritje e historisë nuk mund të përjashtohet pasi shtrëngimi i Fed mbetet narrativa popullore”.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë