Covid-19 ka pasur një efekt të ndjeshëm në çmimet e ushqimeve. Në fillim të 2020-s, kur pjesa më e madhe e botës u mbyll në karantinë, u rrit frika se mbetja në stok e shumë produkteve dhe mbyllja e kufijve do të shkaktonte rritje të çmimeve. Por çmimet nuk lëvizën. Ishte disa muaj më vonë kur efekti i pandemisë u duk sikur po zbehej në vendet e zhvilluara kur çmimet nisën të rriten në mënyrë alarmante. Në maj të 2021-shit, ato kishin arritur kulmin që nga viti 2011, me 40% rritje në vetëm 12 muaj, sipas Indeksit të FAO-s.
Në viti 2022, të njëjtët elementë, do të vazhdojnë të trazojnë tregjet, që do të thotë se ka shumë pak gjasa për reduktim të çmimeve të ushqimeve.
Një faktor që e shpjegon këtë shpërthim është përhapja e gripit të derrit në Kinë në 2018-n, që reduktoi shtimin e derrave me 50%. Kjo e detyroi Kinën të importonte një numër të lartë të derrave dhe burime alternative të proteinave, bashkë me drithërat për t’i ushqyer ato gjatë 2019-s dhe 2020-s, duke ulur rezervat botërore kur duheshin më shumë.
Një tjetër faktor është luhatja e vazhdueshme e logjistikës kur ekonomitë po mundoheshin të përshtateshin me normalitetin e ri post-pandemik. Një reduktim i kontejnerëve që përdoren për transportim dhe problemet me linjat ajrore që transportojnë zakonisht ushqime delikate, treguan se furnizimi me ushqime të freskëta ka ende për t’u rregulluar.
Furnizime si frutat e thata apo sheqeri dërgohen në anije gjigande, por edhe aty kapaciteti është i limituar. Nuk ndihmon as rritja e çmimit të naftës dhe çdo produkti apo shërbimi tjetër. Në vitet në vijim, këto elementë mund të zbehen, por shumë ngadalë.
Ndoshta burimi më i madh i pasigurisë, sidomos në agrikulturë, do të jetë vetë moti. Në fillim të 2021-shit, çmimet u rritën ndikuar nga thatësirat në rajonet e prodhimit të drithërave. Mbjelljet dhe korrjet u përmirësuan gjatë vitit, por studiuesit i frikësohen një tjetër “La Nina”, ndryshimet klimatike që shqetësuan të gjithë shkencëtarët një vit më parë. Ndërkohë, katastrofat u bënë më të zakonshme, përmbytjet, zjarret, që gjithashtu kanë një ndikim negativ në këtë fushë dhe jo vetëm.
Çmimet do të mbeten poshtë kulmit të viteve 2007-2008
Edhe në skenarin më të keq, bota nuk ka arsye për panik. Përveç inflacionit, çmimet do të mbeten nën nivelet që arritën gjatë krizës së madhe të ushqimeve në 2007-08.
Shumë vende kanë marrë masa që mos të ndodhë e njëjta gjë. Kanë hequr eksportet dhe ruajtjen e stoqeve. Gjithashtu, shumica e ushqimeve që konsumohen janë të përpunuara që rrit më shumë koston e materialit të parë që zakonisht hiqet nga transportuesit dhe tregtarët.
Por produktet agrikulturore më të përdorura do të shkaktojnë dëm të madh në vendet e zhvilluara që hanë më pak ushqim të përpunuar: më shumë vezë dhe drithëra, më pak çokollata dhe mish të gatshëm.
Dëmi do të zmadhohet nga probleme të tjera që godasin më shumë vendet e varfra, të tilla si zhvlerësimi i monedhave lokale, kufizimet dhe ndërprerjet e lidhura me Covid dhe humbja e të ardhurave familjare për shkak të pandemisë dhe pasojave të saj. Një ilaç i fuqishëm do të ishte vaksinimi, në mënyrë që ekonomitë jashtë botës së pasur të rihapen për mirë dhe të ardhurat e tyre të fillojnë të rriten përsëri. Fatkeqësisht, perspektivat për përparim të shpejtë në këtë front janë të zbehta.
Burimi:The Economist/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




