Para

Eurostat: 3.8 mln euro nga vendet offshore hynë në Shqipëri gjatë vitit 2020

Transfertat personale në Shqipëri nga kompanitë offshore jashtë saj, në 2020-n raportohen në vlerën e 3.8 mln eurove. Katër herë më shumë se viti paraardhës.

Kjo shumë e kalon dhe vlerën e remitancave të ardhura nga vendet europiane si Holanda, Norvegjia etj.

Paratë e ardhura nga jashtë në total, sipas Eurostat përbëjnë më shumë se 25% të PBB-së së Shqipërisë, nga të cilat 9.8% janë vetëm remitanca.

Shqipëria është ndër vendet që kanë nxjerrë më pak para jashtë saj, rreth 200 mln eruo dhe ka marrë mbi 500 mln euro, me transferta personale, brenda vitit 2021.

Vendet që kanë marrë më shumë para nga jashtë janë Franca, Gjermania dhe Belgjika me mbi 1.000 mln euro. Por njëkohësisht të njëjtat vende edhe për marrjen e vlerave më të mëdha nga jashtë.

Këto statistika janë publikuar nga Eurostat, që e cilëson një qendër financiare offshore, OFC, një vend ose juridiksion që vë në dispozicion shërbimet financiare për jorezidentët me qëllim të anashkalimit të aspekteve të vendit ose juridiksionit të jorezidentit. Këto qendra financiare përgjithësisht përdoren si vendndodhje për kompanitë mbajtëse të aseteve për të kryer shmangien e taksave. Shumë shpesh, ato përdoren në mënyrë të paligjshme për evazion fiskal.

Vendet ku OFC-të kanë gjetur ata që njihet si “parajsë fiskale” janë përgjithësisht vende ishullore, larg strukturave drejtuese, si Antigua, Barbados, Bermuda, Seychelles, Filipinet, Grenadine etj.

Lidhjet me kompanitë offshore kanë tërhequr dhe më herët vëmendje në vendin tonë dhe vitin e shkuar, u miratua ligji “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”. Ky ligj kërkonte transparencë mbi poseduesin ligjor të bizneseve në Shqipëri dhe kufizimit të përqindjes së pronësisë për aksionerët. Synimi kryesor ishin kompanitë që dyshoheshin për lidhje të jashtme me kompani guaskë dhe kontratat koncesionare PPP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë