Një shtëpi, e cila ishte kthyer në laborator për prodhimin i lëndëve narkotike ëstë zbuluar këtë të mërkurë në Durrës. Policia ndërhyri në banesë gjatë operacionit “Rent”, ku pas hetimeve u zbulua se Ismail Alija kishte marrë me qira një banesë në katin e dytë të një pallati dhe e kishte përshtatur atë për prodhimin e lëndëve narkotike.
Në banesën e marrë me qira, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar kanabis, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Alija nuk është gjetur në banesë. Ai është shpallur menjëherë në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.