Ngjarje

Plantacione me kanabis në pyjet e Spanjës/ Shqiptarët e prodhonin, ‘të huajt’ e shpërndanin (Video)

Të paktën 30 persona janë arrestuar në Spanjë, ku shumica janë shqiptarë, me akuzën e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat spanjolle raportojnë se autoritetet në kuadër të operacionit  ‘Albacos’, ka shkatërruar një organizatë kriminale, ku pjesa më e madhe ishin me origjinë shqiptare.

Droga që prodhohej prej tyre, trafikohej në Spanjë, Belgjikë e Gjermani. Shqiptarët kishin dhe rolin drejtues të grupit, ndërsa me shpërndarjen merreshin spanjollët, kolumbianët, italianët dhe gjermanët.

Mes të arrestuarve ka dhe femra, të cilat kishin si detyrë ndërtimin e infrastrukturës, ku kishin siguruar banesa dhe mjete me qira. Për të mos rënë në sy grupi kriminal kishte  krijuar dhe një kompani për makina me qira.

Sipas policisë, grupi kriminal ishte shumë i sofistikuar, pasi drogën e kishte kultivuar në pyll, ku kishte krijuar hapësira mes pemëve, duke prerë degët që të depërtonte dielli, por sërish nga sipër të mos shihej gjë.

Ata kishin krijuar një metodë kultivimi dhe një sistem të ujitjes me pikim për të siguruar prodhimin maksimal të këtyre kulturave.

Ndërtimi i disa prej këtyre gropave arrinte në dhjetëra metra katrorë, të gërmuar me dorë, madje duke prerë shtretërit e përrenjve. Ata gjithashtu ruanin të gjithë plastikën e nevojshme për plantacionet (tuba, vazo, mbulesa …).

Në total policia arriti që të sekuestronte 20 mijë bimë narkotike të llojit marijuanë, bimë gati për mbjellje, 7 automjete, një varkë, armë, dokumente, makineri të ndryshme me vlerë mbi 300 mijë euro.

Plantacionet me kanabis ishin vendosur në provincat: Segovia, në qytetet La Mata, Rosuero, Gallegos, Fresno de Cantespino, Cerezo de Arriba dhe Arevalillo de Cega; Zaragoza, në Villamayor de Gállego; Jaén, në Andújar; Málaga, në Riogordo, Sedella, Comares dhe Ardales; Cádiz, në Jimena de la Frontera; Granada, në Durcal; Almería, në Níjar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë