Ka ndodhur

Video/ “Shtëpi bari” në katin e katërt të vilës në Durrës, arrestohen babë e bir

Kati i katërt i në vile, i shndërruar në një “shtëpi bari” për kultivimin e kanabisit, është zbuluar nga policia në Durrës, duke arrestuar babë e bir.

Në kuadër të operacionit të koduar “Meshgili”, janë vënë në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE-së, D.A., S.P. dhe A.K., me akuzën për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash, u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Policia thotë e u arrestuan në flagrancë shtetasi Sh.K., dhe djali i tij, shtetasi I.K., banues në fshatin Shënavlash.

Në katin e katërt të banesës së tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar kanabis sativa dhe 254 bimë narkotike.

Vetëm tre ditë më parë, në fshatin Jeran në Malësinë e Madhe, policia zbuloi një tjetër “shtëpi” bari, e cila funksiononte për kultivimin e lëndëve narkotike.

I zoti i shtëpisë, i shpallur në kërkim nga policia, e kishte përshtatur bodrumin e banesës në një laborator droge, ku u sekuestruan 139 kg kanabis, si dhe lëndë dhe bazë materiale për kultivimin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë