Para

Goditja nga Kina e bëri Bitcoin më të fortë se më parë

Prodhimi i Bitcoin është rikuperuar plotësisht nga presioni që i bëri Kina duke nxjerrë jashtë rrjetit më shumë se gjysmën e minatorëve brenda një nate.

Rikuperimi matet nga hashrate, termi që përdoret për të përshkruar të gjithë energjinë që futet në rrjetin e përpunimit të Bitcoin. Kina ishte epiqendra e kësaj industrie, me një mesatare rreth 65-75% të prodhimit të kriptove. Por pasi Pekini urdhëroi zhdukjen e tyre nga vendi, më shumë se 50% e hashrate-t të Bitcoin ra.

Gjatë të premtes së javës së shkuar, të dhënat nga Blockchain tregojnë se rrjeti e ka rimarrë veten dhe se prodhimi ësHtë rritur me 113% brenda 5 muajve.

“Bitcoin pati një sulm kombëtar nga Kina dhe rrjeti u dëmtua keq”,-tha Kevin Zhang, kreu i një kompani të kriptove që u detyrua të dërgonte 400 mln dollarë pajisje në Veri të Amerikës.

Për Brandon Arvanaghi, një inxhiner i minierave të kriptove, arritja më e madhe për industrinë e Bitcoin ishte se e përballoi këtë situatë stresuse më shumë pak drama.

“Bitcoin i mbijetoi një sulmi gjigand nga një superfuqi dhe u rikthye më i fortë nga se ishte. Si mund të argumentosh me këtë?”

Kur më shumë se gjysma e rrjetit të Bitcoin u zhduk në pranverë ekspertët menduan se ata do të riktheheshin në SHBA, por askush nuk e kishte menduar se rikuperimi do të ndodhte kaq shpejt.

Burimi:CNBC/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë