Shkencë

Tre sëmundje të rrezikshme mund të kenë ardhur nga kosheret e bletëve

Ndërsa dy vitet e fundit kemi mësuar më shumë për sëmundjet virale që prej pandemisë së Covid-19, tashmë është e qartë se ato nisin nga kontakti me gjallesa të tjera. Por ky “ligj” nuk funksionon vetëm për viruset.
Leishmanioza, sëmundja e gjumit dhe sëmundja e Chagas, janë tre sëmundje potencialisht vdekjeprurëse të shkaktuara nga krijesat njëqelizore të quajtura tripanosome. Ato jo vetëm që përhapen nga insektet, ato me sa duket e kanë origjinën nga insektet.

Një studim i publikuar në revistën “Proceedings of the Royal Society”, nga Evan Palmer-Young shef i Departamentit Amerikan të Bujqësisë, tregon se origjina këtyre sëmundjeve mund të jenë bletët.
Fillimisht Palmer-Young vëzhgoi “Crithidia mellificae”, një tripanosom që dikur mendohej se gjendej vetëm tek bletët, por më vonë u zbulua se shfaqej edhe tek gjitarët. Ekspertët e panë këtë parazit edhe tek marmoset (një lloj majmuni), koatët (të ngjashëm me rakunët), lakuriqët e natës frutore dhe dhelprat, janë identifikuar më herët se përhapin këto sëmundje.

Prandaj ai ngriti pyetjen nëse kishte diçka të veçantë në këtë tripanozomë të re që lejonte të ndodhnin këto kërcime tek gjitarët.

Dy mendime i erdhën në mendje.
I pari ishte se, megjithëse shumica e insekteve janë ektotermike (që do të thotë se temperaturat e trupit të tyre ndryshojnë me mjedisin e tyre), bletët ashtu si gjitarët, shpesh gjenerojnë nxehtësi shtesë dhe gjithashtu përfitojnë jetesa e tyre duke bahskëjetuar ngjitur në koshere. Kjo i mban temperaturat e trupit të tyre në nivele të ngjashme me gjitarët, prandaj eksperti pretendon se ato janë mbartëse të parazitëve.

Mendimi tjetër i Palmer-Young ishte se zorrët e bletës janë më acide si shumica e insekteve. Sipas ekspertit ato kanë të njëjtin pehash që përputhen me ato të traktit tretës të gjitarëve. Prandaj ai mendoi se nxehtësia e gjitarëve ose aciditeti, ose të dyja, mund të krijojnë një pengesë për infeksionin me tripanozomën e gjitarëve, por parazitët e përshtatur me bletët mund ta kapërcejnë lehtësisht.
Për të testuar këtë ide, ai dhe kolegët e tij panë një parazit të quajtur C. Mellificae dhe gjithashtu një parazit që gjendet tek mjalti të quajtur Lotmaria passim.
Për krahasim, ata studiuan dy shtame të Crithidia fasciculata, një tripanozom i zakonshëm te mushkonjat që është i lidhur ngushtë me C. mellificae.
Eksperti kultivoi të katër llojet e tripanozomave në shishe dhe më pas ekspozuan mostrat e secilit në temperatura të ndryshme nga 20-41 gradë celsius. Ndërsa e bënin këtë, ata monitoruan ritmet e rritjes së parazitëve.
Siç kishte teorizuar Palmer-Young, të dy parazitët e bletëve toleronin llojet e temperaturave të zakonshme në koshere. Shkalla e rritjes së C. mellificae, një specie e vendosur mirë te bletët, arriti kulmin në 35.4 gradë celsius.

Eksperimentet e aciditetit zbuluan në mënyrë të ngjashme se të dy parazitët e bletëve u rritën në nivelin pehashit 5.2,i barabartë me nivelin e aciditetit në traktin tretës të bletëve, ndërsa parazitëve të mushkonjave u duhej një pehash më alkalin, diku tek shifrat 7.5 për t’u rritur.
Gjithsesi, aciditeti i zorrëve të bletës dhe temperatura e kosheres krijojnë një pengesë për tripanozomet që C. mellificae i ka kapërcyer në masë të madhe, që L. passim është thjesht për t’u përballur me të dhe të cilën parazitët e mushkonjave nuk mund ta durojnë. Se si ndodhi kjo është e paqartë.
Ajo çfarë duket qartë është se C. Mellificae mund të rritet me shpejtësi edhe tek gjitarët. Nëse kjo ishte një rrugë e ndjekur nga tripanosomet që shkaktojnë tre sëmundjet e sipërpërmendura duhet analizuar më thellë se ato vijnë edhe nga bletët.
Burimi:The Economist/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë