Shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 41 mld lekë për 10 muajt e parë të 2021-shit. Mbështetur në të dhënat zyrtare, kjo shifër është më e larta në 10 vitet e fundit dhe 11.9% më e lartë se e njëjta periudhë e 2020-s.
Këto shpenzime mbulojnë kategorinë e transportit, udhëtimeve, materiale zyre apo mobilime, fatura energjie, ujë, telekomunikacion dhe rikonstruksione të godinave.
Krahasuar me vitin e shkuar, rritja më e madhe është e detyrueshme duke rikujtuar se 2020-a solli dobësi në financa dhe menaxhim, por ajo ishte më e lartë dhe se shifra e 2019-s.
Për periudhën janar-tetor 2020, shifra e shpenzimeve operative ishte 36.6 mld lekë dhe për të njëjtën periudhë të 2019-s, 36.1 mld lekë.
Qarqet me shpenzimet më të mëdha për 10 muaj janë Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Institucioni me më shumë shpenzime për gjatë të gjithë periudhës është Ministria e Financave, me shpenzime mbi 500 mln lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



