Para

Shqipëria merr 50 mln euro kredi nga Franca për sektorin energjitik

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje për 50 mln euro kredi me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) në ndihmë të sektorit të energjisë.

50 milionë euro kredi e butë do të jetë në shërbim të ndarjes së operatorëve të OSHEE-s, funksionimit të bursës së energjisë dhe krijimit të një tregu konkurrues.

“Firmosëm marrëveshjen me Agjencinë Franceze për Zhvillim, e cila vjen si rezultat i një bashkëpunimi të vazhdueshëm që stafet tona teknike kanë punuar për tu finalizuar sot.

Nëpërmjet kredisë së butë prej 50 milionë euro që u firmos sot mbështetet sektori i energjisë, që ndodhet në një krizë të jashtëzakonshme të shpallur në fillim të tetorit 2021.  

Kjo kredi synon të përmirësojë dhe konsolidojë strukturën e OSHEE-së, pra ndarjen e tre operatorëve të OSHEE-s, synon të nxisë funksionimin e bursës së energjisë, si dhe krijimin e një tregu konkurrues për energjinë. Është në vijim të një tjetër marrëveshje kredie po në sektorin e energjisë të financuar nga qeveria gjermane bazuar në marrëveshjen që qeveria shqiptare, gjermane dhe ajo franceze kanë për nxitjen dhe mbështetjen e sektorit të energjisë”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja dhe drejtoresha Rajonale e ADF-së për Euro-Azinë, Cecile Couprie.

“Ky nënshkrim është vetëm fillimi. Kjo ngjarje mbart edhe një domethënie të veçante për Agjencisë Franceze për Zhvillim sepse është programi i parë i firmosur pas regjistrimit të zyrës së AFD-së në Shqipëri në gusht 2020 dhe hapjes së zyrës në tetor 2021. Do të kemi marrëveshje të tjera në vijimësi. Faza e dytë e reformës do të shoqërohet me një hua të dytë prej 50 milionë eurosh. Gjithashtu, së shpejti do të nënshkruhet dhe një hua tjetër prej 50 milionë euro, për politikat publike dhe barazinë gjinore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë