Një ndër kancerët më të shpeshtë në popullatë, përveç atij të gjirit dhe të mushkërive, janë edhe tumoret që përfshijë pjesën gjinekologjike.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, shkaqe kryesore për avancimin e këtij kanceri janë mungesa e ndërgjegjësimit të duhur për kancerin, patologjisë së ndryshueshme dhe mungesës së objekteve të duhura të shqyrtimit në shumë pjesë të botës. Ekspertët australianë kanë shkruar në faqen Healthsite një program i dedikuar për informacione mjekësore se shumica e grave raportojnë në faza të avancuara kancerin duke ndikuar negativisht në rezultatet klinike.Sipas tyre ekzaminimi luan një rol të rëndësishëm në zbulimin e kancereve në një fazë të hershme para shfaqjes së simptomave.
“Shumica e rasteve të kancerit po paraqiten në spitale në një fazë të avancuar duk e bërë kështu të vështirë dhe të kushtueshëm trajtimin dhe shqyrtimin e sëmundjeve”, shtojnë ekspertët.
Ata përshkruajnë gjithashtu se faktorët e zakonshëm të rrezikut të kancerit gjinekologjik për të cilët pacientët duhet të jenë të vetëdijshme janë pasiviteti fizik, dieta që përdorin, infeksionet urinare të rënda, përdorimi i duhanit dhe alkoolit dhe perimeve, përdorimin e duhanit dhe alkoolit, marrëdhëniet me partnerë të shumtë pa masa mbrojtëse.Parandalimi i kancerëve gjinekologjikë përfshijnë ndryshimin në stilin e jetesë, ndërsa depistimi synon zbulimin e lezioneve para-malinje ose kancerit në një fazë të hershme.
“Mënyra më e mirë për të qëndruar të sigurt nga sëmundje të ndryshme kërcënuese për jetën është duke zbuluar shenjat dhe simptomat herët”, shtojnë ekspertët.
Ndërkaq ata kanë përshkruar disa nga simptomat paralajmëruese të kancerit gjinekologjik që janë kruarje e vulvës, fryrje të organeve gjenitale, sekrecione jonormale vaginale, dhimbje në zonën e legenit apo edhe të vaginës.Ekspertët kanë shkruar se parandalimi i kancerit gjinekologjik duhet të jetë në fokus njëjtë si kancerët e tjerë për të ulur incidencën e vdekshmërisë.
Burimi: Healthsite/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




