Jete & Stil

Studimi: Gjumi i tepërt ose i pamjaftueshëm ul aftësitë tona njohëse

Sipas një studimi të fundi shtatë orë e gjysmë gjumë janë të mjaftueshme për të ruajtur trurin dhe për të anashkaluar sëmundjen e Alzheimerit. Ata që flenë shumë pak ose shumë, përjetojnë rënie më të madhe të aftësive njohëse, sipas hulumtimit.

Profesori i neurologjisë në Qendrën e Mjekësisë së Gjumit të Universitetit të Uashingtonit, Brendan Lucey tha se studimi tregon se ekziston një interval i mesëm, ose për kohën totale të gjumit, ku performanca njohëse ishte e qëndrueshme me kalimin e kohës. Koha e shkurtër dhe e gjatë e gjumit u shoqëruan me performancë më të keqe njohëse, ndoshta për shkak të gjumit të pamjaftueshëm ose cilësisë së dobët të gjumit.

Në studimin e botuar në revistën “Brain”, 100 të moshuar me një moshë mesatare 75 vjeç, gjatë momentit që flinin ishin të lidhur me një monitor të vogël në ballë për të matur aktivitetin e trurit gjatë gjumit për një mesatare prej katër vjet e gjysmë.

Shkencëtarët gjithashtu morën provëza nga lëngun cerebrospinal – të gjetur brenda indeve që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore – për të matur nivelet e proteinave të Alzheimerit.

Rezultatet njohëse ranë për grupet që flinin më pak se pesë orë ose më shumë se shtatë orë.  Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se humbja e kujtesës, humbja e përqendrimit dhe të qenit më i ngadalshëm për të mësuar gjëra të reja, janë të gjitha simptoma të Alzhemier dhe vijnë nga gjumi jo i mirë.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë