Ka ndodhur

U kap 6 herë me kokainë, SPAK sekuestron kompaninë ‘Alba Exotic Fruit’

SPAK ka sekuestruar kompaninë 'Alba Exotic Fruit', në kontejnerët e të cilës, janë kapur 6 herë sasi të koniderueshme kokaine.

Në jë njoftim, SPAK thotë se është duke kryer hetime për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik “Alba Exotic Fruit”.

Sasia më e fundit e kokainës kapur në kontejerët ku kjo kompani kishte marrë banane nga Ekuadori ishte më 12 tetor 2021 në vazhdim të operacionit “Rada“, ku u sekuestruan 10 kg e 200 gramë kokainë. Pronari kësaj kompanie Eduart Dauti është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë