Arresti i papritur kardiak përbën rreth 15% të të gjitha vdekjeve në shoqërinë perëndimore dhe shkaqet e tij janë kryesisht të panjohura. Studiuesit në Universitetin e Kopenhagenit kanë identifikuar se një shpjegim i mundshëm është modifikimi mikroskopik të një proteine. Studimi, i botuar në “PNAS”, (Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America), mund të krijojë mundësinë për trajtime të mundshme. Ekspertët thonë se arresti kardiak rezultojnë nga një mosfunksionim i një proteine, i njohur si kanali i natriumit në zemër, i cili është përgjegjës për rrahjet e zemrës. Pas viteve të funksionimit në dukje normale, mund të ndodhë që kjo proteinë papritmas të mos funksionojë më.
Shkencëtarët kanë idendifikuar se raste të caktuara të arrestit kardiak nuk shkaktohen vetëm nga mutacioni gjenetik por edhe nga fosforilimi, një proces që, e modifikon proteinën dhe është në gjendje të ndryshojë funksionin e saj. Ky që aktivitet mund të inkurajohet nga stresi dhe nga konsumimi i ilaçeve të ndryshme. Kombinimi i mutacionit gjenetik dhe modifikimit klinik, mund ta bëjë proteinën jofunksionale dhe të çojë në arrest kardiak. Për të testuar hipotezën e tyre, studiuesit përdorën teknologji të re për të manipuluar proteinën me modifikime kimike, në këtë rast fosforilim. Ata konstatuan në futjen e sekuencave të shkurtra të aminoacideve sintetike që përmbajnë modifikime të proteinave. Në të kaluarën, problemi kryesor ishte pamundësia e kontrollit eksperimental të sasisë së fosforilimit, pasi rregullohet në një moment të caktuar nga qeliza që përmban proteinën. Kjo pengesë u kapërcye me teknologjinë e re e cila bëri të mundur që për herë të parë të analizohej kjo gjendje.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




