Pas grupeeve të para të mbërritura deri këëtë të diel, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka arritur në 457 numri i afganëve që janë strehuar në Shqipëri deri më tani.
Rama shprehet se ata shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës dhe respektit për kujtesën traditën dhe vetveten.
“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar”, shkruan Rama
Mëngjesin e kësaj të diele, mbërritën 2 avionë me shtetas nga Afganistani me 182 pasagjerë në total.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




