Para

ARRSH 108 mln euro tendera për lotet e Unazës, sheshit Shqiponja dhe Bulevardit të Ri

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tender për procedurat e mbikëqyrjes për ndërtimin e loteve 4, 5, 6, 7 të Unazës së jashtme të Tiranës dhe lidhja e sheshit Shqiponja me Bulevardin e Ri me fondin limit të 855 mijë eurove.

ARRSH-ja më herët hapi tenderat e ndërtimit të këtyre projekteve. E para është ajo për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4 me një fond limit 2 miliardë lekë. Më pas është ndërtimi i lotit 5 me fond 1.93 miliardë lekë dhe vazhdon me ndërtimin e lotit 6 dhe 7 me fonde limite përkatësisht 1.8 miliardë lekë dhe 2.35 miliardë lekë.

Për lotet 4, 5 dhe 6 në raportin teknik specifikohet se segmenti nis në fund të Lotit 3, i cili aktualisht është në proces përfundimtar punimesh.

Për ndërtimin e segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2 dhe ndërtimin e segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana, janë vënë në dispozicion përkatësisht 2.48 miliardë lekë dhe 2.55 miliardë lekë.

Segmenti që nis nga Unaza e Madhe e Tiranës për të vazhduar drejt Bulevardit të Ri parashikon ndërtimin e një rruge 3.2 km, e cila fillon në “Sheshin Shqiponja” dhe vazhdon deri në lidhjen me “Bulevardin e Ri”.

Në total të gjitha procedurat deri në përfundim llogariten në vlerën e 108 mln euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë