Bashkia e Tiranës ka shpallur për Prokurim Publik një tender mbi ndërtimin e një tregu pakice dhe shumice për produktet ushqimore në zonën e Farkës së Madhe..

Tenderi i tregut që do të quhet “Tirana Agrikulturë” do të ekzekutohet me një fond prej 235 milionë lekësh, brenda 6 muajve që nga shpallja e fituesit.
Sipërfaqja në të cilën do të ndërtohet tregu është 55.500m2 dhe përgjithësisht do të jetë për furnizimin e restoranteve dhe magazinave ushqimore , pra përgjithësisht për blerje me shumicë.
Operatorët e interesuar duhet të aplikojnë brenda datës 26 gusht 2021, kur mbyllet kontrata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



