Subjektet e licensuara në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror që kanë pasur vonesa në likujdimin e pagesave rregullatore, do të penalizohen vitin tjetër për shkak të procesit të fiskalizimit.
Përmes një njoftimi zyrtar, Enti Rregullator i Energjisë i njoftoi subjekteve që aplikimi i gjobave do të nisë pas datës 1 janar 2022.
Sipas të dhënave zyratre, për vitin 2021 ERE synon të mbedhë rreth 208 mln lekë nga pagesat rregullatore nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror. Përmes një vendimi të javëve të fundit ky dikaster përcaktoi tarifat për secilin subjekt, teksa në total numërohen 304 të licencuar, të cilët janë të detyruar të bëjnë pagesat rregullatore.
Përllogaritja e këtyre pagesave është bërë mbi të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i licencuar, ndërkohë që në rast të mungesës së pasqyrave financiare janë përdorur nivelet e pagesave rregulaltore të vitit 2020.
Këto subjekte duhet të kryenin pagesat ndaj ERE, deri në datë 29 korrik 2021, ndërkohë që për ata që nuk e kanë zbatuar këtë afat do të aplikohen penalitete. Më konkretisht, legjislacioni në fuqi përcakton ndëshkimin me gjobë deri në 3 për qind të të ardhurave të vitit paraardhës të të licencuarit,si dhe ka të drejtë të aplikojë një kamatëvonesë mbi vlerën e pagesës rregullatore, në masën e 0.2 % të xhiros ditore për çdo ditë vonesë në pagesën e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



