Para

Satoshi ti je?Tërhiqen 26 mln USD nga adresa e harruar e Bitcoin

Nga një adresë digjitale pas 9 vitesh “gjumë” u tërhoqën 26 milionë dollarë Bitcoin, duke krijuar spekulime të vrazhda.

Adresa u zbulua nga një hetues i blockchain-eve dhe përmbante 740 Bitcoin me vlerë momentale mbi  26 milionë dollarë.

Kur kjo adresë ishte aktive para 9 vitesh , vlera e Bitcoin-eve ne total  ishte 10.000 dollarë.

Sipas hetuesit kjo shumë parash , ka ardhur nga transferimi i parave në këtë adresë prej vitesh ndonëse ajo ka qenë pasive.  Adresa është hapur pak kohë pas krijimit të Bitcoin për herë të parë duke lënë nënkuptime për një ndjekës të vjetër të kriptimonedhës.

Hetuesi vë në dyshim se kjo mund të jetë një adresë e krijuesit enigmatik të BItcoin nën emrin  Satoshi Nakamoto.

Gjithsesi nuk ka provë konkrete që kjo adresë t’i përkasë atij. Në rrjetet sociale njerëzit kanë reaguar duke thënë se “dikush mund të ketë kujtuar emrin e maces së tij të parë që e përdortensi passëord në atë kohë”.

Së fundmi rizgjimi i adresave të fjetura të Bitcoin po bëhet trend, ku një tjetër pas 9 vitesh inaktivitet mori 34 milionë dollarë BItcoin.

Burimi:IFLScience/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë