Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se po analizon të dhëna për raste të rralla të një çrregullimi nervor që mund të shkaktojë vaksina Johnson & Johnson’s.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) paralajmëroi me herët të njëjtën gjë për vaksinën antiCOVID.
Thuhet se FDA ka ekzaminuar rreth 100 raste të çrregullimit të njohur si Sindroma Guillain-Barre (GBS) dhe ka vendosur se mund të ketë një rrezik “të vogël, por të mundshëm”, megjithëse nuk mund të vendosin një lidhje e qartë me vaksinën Johnson & Johnson.
“Edhe Komiteti i sigurisë së EMA po analizon të dhënat e siguruara nga (J&J) … mbi rastet e sindromës në fjalë”, tha rregullatori evropian i ilaçeve në një deklaratë për Reuters.
Rreth 12.8 milion njerëz kanë marrë vaksinën me një dozë të J & J në SH.B.A., ndërsa J&J ka shpërndarë 18.6 milion doza në vendet e BE, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje