Treg

Papunësia në rritje gjatë 2021-shit. Të rinjtë mbeten të dekurajuar

Niveli i punësimit në vend vazhdoi me rënie edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2021, krahasuar me atë të 2020-s duke u vlerësuar në 59%, me ulje 2.6%, sipas Instat.

Shkalla zyrtare e papunësisë për 3 muajt e parë 2021 u raportua 11.9%, me rritje nga e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Madje raportohet në rritje krahasuar edhe me dhjetorin e vitit 2020.

Gjatë tremujorit të parë vitit 2021, pjesëmarrja në forcat e punës për moshën 15-64 vjeç është 67.5%. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 50.7 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, është 75.9 %, duke mbajtur dhe nivelin më të lartë të të punësuarëve.

Për gratë përfshirja në forcat e punës është 58.3% dhe për burrat 76.9%.  Angazhimi i burrave në punësim është 18.6% më i lartë se i grave dhe gjatë pandemisë pati rënien më të vogël.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është ulur me 3.6 pikë dhe për burrat është ulur me 0.7 pikë nga viti i shkuar në raport tremujorësh.

Punësimi në 15+ u rrit në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë përkatësisht me 4.9 % dhe 1.1%, por pësoi ulje në sektorin e bujqësisë me 7.8%.

Sipas Instat, shkalla e papunësisë shfaq tendenca rritëse tek të rinjtë, të cilët zënë edhe pjesën më të madhe të popullsisë jo-aktive ekonomikisht, 70.1%. Në grupmoshën 15-29 vjeç , 9% janë të klasifikuar si të padekurajuar për të punuar.

Një përqindje të madhe të qytetarëve jo-aktivë ekonomikisht, e zënë femrat sepse janë duke përmbushur detyrat shtëpiake, mbi 30% e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë