Para

BSH marrëveshje me Bankën Europiane kundër falsifikimit të parave

Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Qendrore Europiane për të ndaluar falsifikimin e kartëmonedhave euro.

Kjo marrëveshje synon të rregullojë dhe të lehtësojë procedurat e bashkëpunimit midis dy autoriteteve qendrore në fushën e mbrojtjes nga falsifikimi i kartëmonedhave euro, në Shqipëri.

Banka Qendrore Europiane do të mundësojë informacione me specifikime e të dhëna të përfituara nga analiza teknike të kartëmonedhave euro të falsifikuara, të zbuluara në Europë dhe jo vetëm.

Marrëveshja standardizon informacionin teknik ne funksion te përforcimit të kapacitete teknike për monitorimin dhe parandalimin e falsifikimit te kartëmonedhave euro  në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë