Para

Depozitat vijuan rritjen në maj, shqiptarët zgjedhin valutën më shumë se lekun

Depozitat vazhduan të kenë një tendencë rritëse në maj, duke shënuar zgjerimin më të lartë mujor gjatë këtij viti, të ndikuar kryesisht nga valuta.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku total i depozitave në fund të majit arriti një tjetër rekord maksimal historik, në 1.13 trilionë lekë, ose 9.1 miliardë euro.

 Në krahasim me muajin e mëparshëm, kursimet u shtuan me gati 7 miliardë lekë ose 0.6%.

Ndikimin kryesor në rritje e ka dhënë valuta, kryesisht euro, ku depozitat në monedhë të huaj ndikuan në 68% të rritjes në muajin maj.

Me bazë vjetore (maj 2021/maj 2020), kursimet janë rritur me 8%, ose 84 miliardë lekë duke shënuar ecurinë më të mirë të dekadës së fundit.

Në Shqipëri, tendenca e rritjes së kursimeve po vijon edhe pas pandemisë dhe në fund të majit, pesha e kursimeve në valutë arriti në 53.7%, nga 53.6% në janar të këtij viti.

Gjatë majit, rritja e depozitave në lekë u ndikua nga kursimet e individëve, që vijuan të preferonin llogaritë pa fat, pas uljes së vazhdueshme të normave të interesit në lekë (të cilat për kursimet 12 mujore janë më pak se 1%).

Shtimi i depozitave në valutë u ndikua si nga individët ashtu dhe nga korporatat e tjera jo financiare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë