Shendet

Miratohet një tjetër medikament për Covid-19

Një tjetër antitrup monoklonal për të trajtuar infeksionet e hershme Covid-19 është autorizuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, tha Vir Biotechnology Inc dhe GlaxoSmithKline PLC, prodhuesit e ilaçit. Medikamenti i quajtur sotrovimab, është ilaçi i tretë i antitrupave i autorizuar për të trajtuar pacientët në fillim të sëmundjes të cilët janë në rrezik të lartë për të zhvilluar simptoma të rënda.
Vir dhe Glaxo thanë në mars se një studim i ilaçit ishte ndaluar më herët se ishte menduar sepse u tregua se ishte shumë efektiv, duke ulur shtrimet në spital ose vdekjen me 85%.
“Ritmi i shpejtë i vaksinimeve Covid-19 në SHBA është inkurajues, me gjithë përpjekjet agresive, ekziston ende një nevojë për të ndihmuar në parandalimin e agravimit të gjendjes shëndetësore nga pacientët e infektuar “, tha Zyrtari Kryesor Shkencor i Glaxo Hal Barron.
Vir, një kompani relativisht e vogël pa produkte të aprovuara, do të duhet të përmbushë pritjet nga analistët dhe investitorët. Aksionet e Vir janë rritur 70.9% këtë vit. Analistët e Coëen & Co. parashikojnë shitjen e sotrovimab prej 300 milion dollarë këtë vit dhe 500 milion dollarë në 2022. Shpenzimet e kërkimit dhe zhvillimit të Vir në tremujorin e parë dyfishuan të ardhurat që u përdorën për kërkime.
“Ne kemi punuar shumë që të përfitonim këtë medikament dhe jemi angazhuar më shumë fincarisht për të zhvilluar më tej kërkimet tona, ”tha Shefi Ekzekutiv i Virgjit George Scangos në një intervistë.

Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë