Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme zbriti në 7.96%, duke shënuar nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2009.
Vitin e kaluar, sektori bankar arriti të ruante një raport të qëndrueshëm të kredive me problem, pavarësisht krizës në të cilën pandemia e zhyti ekonominë e vendit.
Masat që aplikoi BSH luajtën një rol shumë të rëndësishëm për t’i mbajtur nën kontroll këto kredi duke mos kërkuar nga bankat të riklasifikonin ato kredi që u shtyheshin apo ristrukturoheshin. Kjo masë e lehtësoi mbështetjen e huamarrësve në vështirësi të përkohshme për shkak të krizës.
Në 2020, Banka e Shqipërisë miratoi gjithashtu edhe një shkurtim të afatit për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura i cili u shkurtua nga tre në dy vjet.
Megjithatë, vitin e kaluar vlera e kredive të humbura të fshira prej bankave ishte relativisht e ulët krahasuar me vitet e mëparshme, me rreth tre miliardë lekë.
Vlera totale e kredisë së ristrukturuar përllogaritej sa rreth 3% e portofolit të total të kredisë për ekonominë në fund të vitit 2020.
Stoku i kredive me problem të sektorit bankar vlerësohet në rreth 50 miliardë lekë dhe, sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2020 u rrit me vetëm 1.6 miliardë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



