Politike

PS paralajmëron shkarkimin e Metës, Presidenti kërcënon me mos njohje të zgjedhjeve

Partia Socialiste do të nisë procedurat e shkarkimit të Ilir Metës si President i Republikës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e presidentit Meta, tw cilwn ai e kishte paralajmwruar para zgjedhjeve nwse kryeministri Rama merret 71 mandate.

Balla thekson se me “Baba Dridhe Liken”, çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!

“Me Baba Dridhe Liken, çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”, – shkruan numri dy në PS.

Menjëherë ka reaguar kreu i shtetit, i cili bën me dije se është gati për të firmosur Dekretin për Mbrojtjen e Republikës, duke nënkuptuar edhe atë që ka deklaruar edhe më herët, shpëndarje të Parlamentit.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve!”, – shkruan Meta në një postim të shkurtër në Fb.

Më herët, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetet sociale në mëngjes, la të kuptohet se Meta do i shkojë deri në fund mandatit të presidentit, që përkon me datën 24 korrik 2022 dhe më pas, sipas tij, pikërisht ditën kur mbaron mandati i tij, ai do t’i bashkohet LSI-së.

Kjo nuk është nisma e parë e kësaj mazhorance për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit. Hera e parë kur PS kërkoi shkarkimin e kreut të shtetit, ishte pas vendimit të tij për të shfuqizuar dekretin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë