Presidenti i SHBA, Donald Trump është pyetur nga gazetarët lidhur me situatën në Rusi ku dyshohet se është përhapur murtaja pas vdekjes së një punonjëse laboratori në Siberi.
Trump ka deklaruar se SHBA do ta ndihmojë Rusinë teksa theksoi se mikrobi tashmë është më i fortë sesa ka qenë më parë.
“Kjo është një sëmundje që dikur mund ta kontrollonim. Por, disi, ato mikrobe janë bërë më të forta dhe më të zgjuara. Ato janë si një ushtri. Ne do ta ndihmojmë Rusinë”, tha ai.
Një punonjëse 28-vjeçare në Institutin Kundër Murtajës në Irkutsk të Siberisë dhe Lindjes së Largët u sëmur dhe vdiq nga ajo që dyshohet se ishte një rast i murtajës pneumonike.
Rospotrebnadzor, organi mbikëqyrës i konsumatorit në Rusi, nuk e ka konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes, duke thënë vetëm se punonjësja vdiq nga “pneumonia me etiologji të panjohur”. Më shumë se 200 persona janë vendosur nën vëzhgim pas vdekjes së saj.
Ai shtoi se asnjë mikroorganizëm i lidhur me aktivitetet e saj profesionale nuk u identifikua në mostrën nga pacientja e ndjerë.
Guvernator i rajonit të Irkutskut, Igor Kobzev tha se autoritetet kishin identifikuar, ekzaminuar dhe vendosur nën mbikëqyrje mjekësore të gjithë personat që kishin rënë në kontakt me pacienten. Asnjë punonjës tjetër në institutin kundër murtajës nuk e ka vizituar mjeken gjatë ditëve të fundit, shtoi ai.
Murtaja është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Yersinia pestis, që zakonisht gjendet te gjitarët e vegjël dhe pleshtat e tyre, sipas OBSH-së. Ajo ka munguar në Evropë për më shumë se 50 vjet, megjithëse vazhdon të shfaqet në Amerikë, Afrikë dhe Azi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje