Pjesëmarrja e ulët në Vlorë të paktën deri në orën 15:00 kur janë të dhënat zyrtare të KQZ nuk bën shumë përshtypje. Qyteti kështu ka votuar gjithnjë .
Trendi i pjesëmarrjes rritet pasdite. Sot Vlora ka pjesëmarrjen më të ulët në rang kombëtar me 28.10% ose gati 10% më pak se mesatarja.
Vetë Bashkia e Vlorës ka një pjesëmarrje prej 30.29% ose më të lartë se masatarja e qarkut por më rrreth 8 për qind më pak se kombëtarja
A është ky një trend i të gjitha qyteteve bregdetare, duke marrë në konsideratë faktin se sot është një ditë e ngrohtë me diell dhe me temperatura mbi 20 gradë?
Ne krahasuam të dhënat e pjesëmarrjes për të gjitha qytetet bregdetare.
Në fakt, edhe bashkitë kryesore të qyteteve bregdetare kanë pjësëmarrje relativisht të ulur.
Bashkia e Lezhës ka pjesëmarrjen më të lartë të votuesve deri tani me 34.41%, gati 9% më pak se mesatarja , e ndjekur nga Bashkia e Durrësit me 33.64%.
Bashkia e Sarandës ka gjithashtu një pjesëmarrje të ulët me 25.97% ndërsa Velipoja ka një pjesëmarrje votuesish prej 37.68% që në krahasim me mesataren në rang kombëtar është 9% më pak.
Nga të gjitha qytetet bregdetare Vlora ka pjesëmarrjen më të ulët dhe më të lartën Lezha me një diferencë mes tyre prej rreth 6 përqind.
Por të gjitha prej tyre kanë pjesëmarrje më poshtë se mesatarja e vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.